Rexhepi: Kemi mbështetjen e Qeverisë për urën e fshatit Llokë drejtë Gjorçe Petrovit

Sot në seancën plenare për pyetje deputetësh konform rregullores deputeti nga ana e Lëvizjes BESA, Kastriot Rexhepi prononcohet rreth përgjigjes të marë nga Kryeministri Zaev lidhur me urën e fshatit Llokë, komuna e Sarajit në drejtim të komunës Gjorçe Petrov, çështje që është ngritur në seancën e kaluar, përcjell nmk-post.com
“Mbasi që kemi mbështetjen e qeverisë për proekte me rëndësi për banorët në nivel lokal dhe përkushtimit për të ndihmuar në zgjidhje të këtij problemi, si deputet i zonës do të realizoj takime me Kryetarin e Qytetit të Shkupit, Komunës Gjorçe Petrov dhe Komunës të Sarajit për ta përshpejtuar realizimin e urës në fshatin Llokë. Përndryshe ura që lidh f.Llokë të Sarajit me komunën Gjorçe Petrov është pjesë e planit gjeneral urbanistik të miratuar 2012 dhe vlen deri në vitin 2022.
Advertisement
Së bashku me bashkësinë lokale të fshatit Llokë dhe banorët e vendbanimit do të vazhdojmë angazhimin deri në realizimin e kësaj kërkese shumë vjeçare.” ka shkruajtur Kastriot Rexhepi në rrjetin e tij social facebook / nmk-post.com
VIDEO:
Advertisement
Advertisement

You May Also Like