Rexhepi i Alternativës i përgjigjet Kasamit për deputetët

Kreu i Besës, Billall Kasami, po bën përpjekje për të rikthyer në parti ata që në 2018 u larguan dhe sot kanë formuar partinë Alternativa. Të gjithë e kanë derën e hapur për t’u rikthyer dhe vazhduar rrugëtimin e nisur dikur, thotë ai, e në të kundërtën më të sigurt e ka opsionin që së paku dy deputetë të Alternativës opozitare t’i bëjë pjesë të shumicës parlamentare.

“Janë dy opsione, ose flasim për rikthimin e tyre komplet si grup brenda Lëvizjes Besa dhe vazhdimin e misionit bashkërisht, sigurisht edhe si pjesë e qeverisë. Nëse jo, opsioni tjetër, më i sigurti, është që së paku 2 nga këta deputetë të jenë pjesë e shumicës parlamentare”, deklaroi Bilall Kasami.

Sekretari Gjeneral i Alternativës, Skender Rexhepi thotë se nuk e kupton se pse duhet të flitet për subjekt politik që idealin e vet e ka shkrirë në LSDM. Shton se nuk është i mundshëm asnjë kombinim i bashkimit Besa-Alternativa. Për kalimin e deputetëve nga opozita në pushtet, u përgjigj me ironi se mos ndoshta kryetarët Sela e Gashi mos kanë kaluar tek shumica, sepse deputetët e tjerë ishin aty.

 

“Për momentin Dr. Hysni Ismaili nuk është këtu, i cili është me Kovid. Atëherë nëse mund të kenë kaluar dy, do të thotë se i bie se ata janë dy kryetarët tanë, që do kenë kaluar atje sepse ne konfirmojmë që s’kemi asnjë lloj pazari me askënd, realisht subjekti politik që ju e përmendni nuk është i denjë as të merremi me matematika apo llogaritje të tilla”, tha me ironi Skender Rexhepi – Zejdi.

Pushteti tashmë disa muaj përsërit si refren se deputetë të opozitës, qoftë asaj maqedonase ose shqiptare, do të bëhen pjesë e shumicës parlamentare. Nga ana tjetër së fundmi edhe opozitarja maqedonase VMRO-DPMNE ka nisur retorikë të tillë, duke thënë se është në bisedime me deputetë të pushtetit me të cilët do të krijonin një shumicë të re të drejtuar nga VMDRO-DPMNE-ja.

“Janë dy opsione, ose flasim për rikthimin e tyre komplet si grup brenda Lëvizjes Besa dhe vazhdimin e misionit bashkërisht, sigurisht edhe si pjesë e qeverisë. Nëse jo, opsioni tjetër, më i sigurti, është që së paku 2 nga këta deputetë të jenë pjesë e shumicës parlamentare”, tha më tej Kasami.

Advertisement

Sekretari Gjeneral i Alternativës, Skender Rexhepi thotë se nuk e kupton se pse duhet të flitet për subjekt politik që idealin e vet e ka shkrirë në LSDM. Shton se nuk është i mundshëm asnjë kombinim i bashkimit Besa-Alternativa. Për kalimin e deputetëve nga opozita në pushtet, u përgjigj me ironi se mos ndoshta kryetarët Sela e Gashi mos kanë kaluar tek shumica, sepse deputetët e tjerë ishin aty.

“Për momentin Dr. Hysni Ismaili nuk është këtu, i cili është me Kovid. Atëherë nëse mund të kenë kaluar dy, do të thotë se i bie se ata janë dy kryetarët tanë, që do kenë kaluar atje sepse ne konfirmojmë që s’kemi asnjë lloj pazari me askënd, realisht subjekti politik që ju e përmendni nuk është i denjë as të merremi me matematika apo llogaritje të tilla”, shtoi Zejdi.

Pushteti tashmë disa muaj përsërit si refren se deputetë të opozitës, qoftë asaj maqedonase ose shqiptare, do të bëhen pjesë e shumicës parlamentare. Nga ana tjetër së fundmi edhe opozitarja maqedonase VMRO-DPMNE ka nisur retorikë të tillë, duke thënë se është në bisedime me deputetë të pushtetit me të cilët do të krijonin një shumicë të re të drejtuar nga VMDRO-DPMNE-ja./tv21

 

Advertisement
Advertisement

You May Also Like