Rexhepi: 100 ditshi i parë i Qeverisë, përballje me krizën e shkaktuar nga Covid-19

Lëvizja BESA ka të inkorporuara në programin qeveritarë disa projekte, megjithatë kriza e shkaktuar nga pandemia me Kovid-19, ka detyruar qeverinë që prioritet t’i orientoj kah menaxhimi dhe përballja me krizën e shkaktuar nga Kovid-19, si në aspektin shëndetësorë ashtu edhe atë ekonomike. Kështu u shpreh në “Rruga drejt…”, deputeti i Lëvizjes BESA, Kastriot Rexhepi derisa u përgjigj në pyetjen se cilat projekte të lëvizjes BESA janë realizuar në 100 ditshin e parë të kësaj qeverie.

“Lëvizja BESA është në pushtet si rezultat i zgjedhjeve të kaluara të parakohshme ishte në koalicionin që fitoi numrin më të madh të deputetëve dhe mori mandatin për të formuar shumicën dhe qeverinë. Sa i përket pjesëve programore që Lëvizja BESA i ka inkorporuar në programin qeveritarë, aty mund të flasim për masat ekonomike, për përmirësimin e gjendjes, standardit ekonomik dhe social të qytetarëve. Disa nga projektet që i kemi inkorporuar aty do të realizohen në ditët në vijim, në fund të fundit  programi qeveritarë është katër vjeçar dhe jo për tu përmbushur në 100 ditët e qeverisë, duke pasur parasysh se gjendemi në një situatë të jashtëzakonshme me një pandemi e cila nuk është prezentë vetëm te ne por ka kapluar të gjithë globin dhe ajo e ndërroi edhe fokusin  dhe prioritetin e projekteve të cilat duhet të kalojnë sa më shpejtë dhe të miratohen për t’iu kundërpërgjigjur krizës shëndetësore, do të thotë fokusi u vu në sferën shëndetësore në arsim por edhe në çështjen e ekonomisë për tu minimizuar pasojat që vijnë si rezultat i krizës së shkaktuar nga pandemia”, tha Kastriot Rexhepi nga Lëvizja BESA.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like