Reshjet e vazhdueshme vështirësojnë pastrimin e bores! SPB-Tetovë apelon: Mos udhëtoni në malësi pa pajisje dimërore

Estimated read time 1 min read

Këto janë pamje të rrugës të fshatit Shipkovicë të Tetovës.
E për shkak borës, ndalesa pa zinxhirë për në Kodrën e Diellit dhe për në Mavrovë vazhdoi edhe gjatë ditës së sotme.

Nga Komuna e Tetovës thonë se janë duke pasuruar edhe rrugët por edhe trotuaret, ndërsa në malësi thonë se lëvizet me vështirësi për shkak të reshurave të vazhdueshme.

Situata e ngjashme thuajse është edhe në Gostivar. Në disa fshatra malore lëvizja është më e vështirë, por kryetari i kësaj komune tha se ekipet janë duke punuar.

Advertisement

Edhe pse nata e mbrëmshme ishte me paraqitje të ngricave nëpër rrugë, aksidente nuk ka pasur, përveç dy rasteve por që kanë kaluar vetëm me dëme materiale.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like