Replika mes Selim Selimit dhe Abelard Tahirit në Kuvend, deputeti i PDK-së kërkon rrëzimin e kësaj qeverie dhe shkuarjen në zgjedhje

Në Kuvendin e Kosovës është duke u diskutuara për Projektligjin për të Drejtat Pronësore të shtetaseve të huaj në Republikën e Kosovës.

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi tha se miratimin e këtij Projektligj e kemi obligim që e kemi marrë prej MSA-së, dhe është e rëndësishme që të respektohet marrëveshja e parë kontraktuale që Kosova e ka me BE-në.

“Sa i përket shqetësimeve që u ngritën për blerjen e pronave nga shtetet jo mike si Rusia, Kina, Serbia etj unë po ju siguroj që kemi mekanizma të mjaftueshëm shtetëror që t’i kontrollojnë transaksionet e tilla e kemi inteligjencën financiare, rregulloret e BE-së. Ajo që duhet ta shohim me sy tjetër është mundësia që ky ligj i jep diasporës shqiptare që të ketë prona këtu”, tha Selimi.

Ai shtoi se diaspora nga Gjermania do të ketë më shumë mundësi që të përfshihet në Kosovë edhe duke blerë pronë.

“Kjo do t’i mundësoj shqiptarëve në Preshevë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, e Shqipëri që të kenë prona në Kosovë në mënyrë më të qëndrueshme. Ky ligj i jep mundësi më shumë vëllezërve e motrave që kemi në diasporë dhe shtet fqinje që të jenë pronar të tokave në Kosovë”, u shpreh ministri Selimi, shkruan Telegrafi.

Ndaj kësaj deklarate reagoi deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri. Tahiri tha se po shihet sesa kjo Qeveri është e interesuar që të mbështesë këtë nismë.

“Vërtet ju përgëzoj për angazhimin tuaj personal për me qua një nismë të tillë përpara. Në anën tjetër sesa kjo mazhorancë, ku kryeministër dhe kjo mazhorancë është i interesuar për mi mbështet ato kategori që i përmendet ju po e shihni edhe ju sot në Kuvendin e Kosovës. Mazhoranca sot nuk ka krijuar kushte për me kalua një politikë e tillë, po del e parëndësishme për ju”, u shpreh Tahiri.

Advertisement

Tahiri shoti se nga tani e tutje na pret një angazhim shumë i madh në Parlamentin e Kosovës, për t’i bërë ndryshimet dhe kritikat që u thanë. Ai shtoi që kjo Qeveri duhet të shkojë në shtëpi dhe vendi të shkojë në zgjedhje sa më parë.

“Këtu po e shohim jo seriozitetin tuaj dhe të kësaj qeverie në raport me një politikë me një obligim tonin në raport me BE që e kemi marrë dhe është dashur të kryhet para 5 viteve. Vendi duhet të shkoj në zgjedhje sa ma shpejt, dhe ju duheni me ju bashku opozitës me i bo votat bashkë me qu këtë qeveri në shpi sepse nuk keni potencial me kalua as edhe një ligj të vetëm, dhe ekzistenca ma tutje e kësaj qeverie nuk ka kuptim”, u shpreh Tahiri, shkruan Telegrafi.

Kundër replikë pati nga ministri Selimi. Ai shtoi se obligimet që dalin nga MSA-ja duhet t’i shohin si obligime të përbashkëta.

“Unë mendoj që obligimet e marr nga MSA nuk janë obligime të mazhorancës apo miniorancës
Obligimet që na dalin nga MSA-ja duhet ti marrim si obligime të përbashkëta. E kemi rastin ta votojmë në lexim të parë e pastaj mes dy leximeve të bëjmë ndryshimet e nevojshme”

Advertisement
Advertisement

You May Also Like

+ There are no comments

Add yours