Remenski për hapjen e partisë së re nga Cërvenkovski: Dikush tjetër po e shfrytëzon autoritetin e tij

Ish deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski, në një intervistë për Lokalno, mes tjerash ka folur edhe për zërat e fundit për hapjen e një partie të re nga ana e ish kryetarit të LSDM-së, Branko Crvenkovski.
Siç shprehet Remenski, iniciativa e Crvenkovskit do të ishte e mirëpritur vetëm nëse ka lënë diçka të pa përfunduar derisa ishte pjesë e LSDM-së por se, pas kësaj ideje, sipas saj, qëndron tjetër kush.

“Nëse Crvenkovski ka ide të papërfunduar politike ose ka lënë diçka të pa realizuar derisa ka qenë në pozita politike apo partiake, dhe nuk e sheh si qëllim në politikat e LSDM-së, atëherë mendoj se askush nuk mund ta ndalojë në idenë të formojë parti. Edhe pse mendoj se dikush tjetër po projekton dëshira përmes shfrytëzimit të emrit dhe autoritetit të tij”, thotë Remenski.
Ajo konsideron se anëtarët lojal të LSDM-së nuk do t’i bashkangjiteshin një partie të re e cila del nga vet LSDM-ja.
Remenski mer si shembull dhe partitë e formuara në të kaluarën nga Tito Petkovski dhe Vllado Buçkovski por të cilat dështuan.
“Në teorinë dhe praktikën politike ekzistojnë raste të formimit të dakorduar të subjekteve të reja politike të cilat duhet të amortizojnë një anëtarësi të pakënaqur, që më vonë të kyçen në marrëveshje të koalicionit drejt partisë-amë”, thotë ish deputetja.
Sipas Remenskit, dega e Shkupit e LSDM-së gjithnjë ka qenë degë oligarke dhe e orientuar për biznese.//Zhurnal.mk

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like