REKORD i zi në Kosovë, ja sa persona humbën jetën nga Covid-19

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 36 viktima nga COVID-19, raporton GazetaBlic.Ky është numri më i lartë i viktimave i regjistruar deri tani në vend.Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 1 mijë e 630 raste të reja të infektuara më këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.Njoftimi i plotë:#Bashkëiadalim 29 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.458 doza të vaksinës kundër COVID-19.Deri më sot 269.312 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.Nga 11.017 testime, 1.630 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 36 raste të vdekjes.Sot janë shëruar 816 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 113.699.Në total numri i rasteve aktive është 26.575.

Advertisement
Advertisement
Advertisement