









Opozita maqedonase ka vazhduar thirrjet për anulimin e procesit të regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut.
Sot, thirrjen e ka bërë lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
“Shëndeti i qytetarëve nuk duhet të jetë peng i Zaevit, Filipçes dhe Simovskit. Regjistrimi të anulohet menjëherë. Do të përgjigjeni”, kërkoi Mickoski, transmeton TV21.
Thirrjen, Mickoski e bazon edhe në përvojën ballkanike. Numëron shtetet që tashmë kanë anuluar procesin e regjistrimit të popullsisë.
“Qeveria më kriminele e Ballkanit, dhe njëkohësisht dhe më e paaftë për të siguruar imunizim të popullisësë, na bind se nuk ka shtyrje të regjistrimit, se janë siguruar të gjitha protokollet. Ndërkohë, Serbia fqinje, e cila është rekordere për imunizimin e popullsisë në Ballkan, Bullgaria fqinje, Romania, Kosova e anulojnë regjistrimin për shkak të shqetësimit nga shpërndarja enorme e pandemisë”, shkruan Mickoski.
Ndërkohë, nga Enti Shtetëror i Statistikave kanë deklaruar, se Regjistrimi do të vazhdojë.
Burimi Lajmit: https://tv21.tv/regjistrimi-te-anulohet-menjehere-kerkon-mickoski/
