Breaking News :

nothing found
21-09-2023

Refuzohet kërkesa e Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës për të vizituar “Grupin e Kumanovës”

Advertisement

Ministria e Drejtësisë ka refuzuar kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë dërguar përmes Ambasadës në Shkup për vizitën e të burgosurve në rastin Lagja e Trimave, shkruan Alsat.
Sipas qëndrimit zyrtarë të dikasterit vendas të Drejtësisë, kërkesa refuzohet në përputhje me Ligjin për zbatimin e sanksioneve. Të njëjtit i lejohet vizita e burgut të Idrizovës por jo edhe e të burgosurve.
“Sipas Ligjit për zbatimin e sanksioneve, personat e huaj të dënuar të cilët vuajnë dënime me burg në burgjet e Maqedonisë së Veriut mund të vizitohen vetëm nga përfaqësuesit konzular. Konsiderojmë se zëvendësministri i Drejtësisë në Republikën e Kosovës nuk është konzull por post politik”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Drejtësisë./ Alsat.mk

Advertisement

Read Previous

Fero tallet me Kurtin: 2-3 palë çorape me i veshë, shishet me ujë të nxehtë me i futë nën qebe

Read Next

Pendarovski kundër idesë pë r “Ballkanin e Hapur”, Zaevi i del kundër: Qëndrim negativ!