Reagon Kurti: Liridona u vra me paramendim se ishte grua!

“Liridona Ademaj u vra me paramendim. U vra se ishte grua”, kështu ka reaguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas vrasje se Lirdona Ademajt nga burri i saj Naim Mureseli i cili e porositi vrasjen e gruas se tij.

Më tej, kryeministri ka thënë se vetëm 2arrestim i kriminelëve nuk po mjafton2.

“Barra e padrejtësive të sistemit të drejtësisë vazhdon të bie mbi supet e grave dhe vajzave, përderisa kryesit e krimeve nuk marrin dënime meritore”, ka theksuar Kurti.

“Sot ishte seanca dëgjimore, ku tre të dyshuarve iu caktua nga një muaj paraburgim. Urdhërdhënësi, dorasi dhe bashkëpunëtori në vrasjen e Liridonës duhet të ndëshkohen dhe ta marrin dënimin maksimal. Kjo bëhet me një sistem prokurorial e gjyqësor efektiv dhe të vetëdijshëm për detyrën e lartë shoqërore që bartin”, ka shtuar ai.