Reagon Haxhi Shala pas shkarkimit të djalit të tij: Fundërrinat janë ngjitur në kulmin e shtetit

Deputeti i AAK-së, Haxhi Shala ka reaguar pas vendimit të u.d të presidentes Vjosa Osmani për shkarkimin e katër konsujve, në mesin e të cilëve është edhe djali i tij Flakron Shala i cili ishte emëruar Konsull i Përgjithshëm në Pragë të Çekisë.

Shala përmes një postimi në Facebook duke i uruar djalit të tij ditëlindjen, tërthorazi ka përmendur edhe vendimin e Osmanit për shkarkim, duke e quajtur këtë të fundit fundërrinë ani pse emrin nuk ia përmendi.“Sonte kur ti Flakron dhe Kosova jeton lirinë, lirinë tënde dhe të Kosovës po e njollosin fundërrinat e ngjitura në kulmin e shtetit”, ka shkruar Shala.

Advertisement

Postimi i tij i plotë:

Flakron biri im kur ti linde para 25 vite unë jetoja refugjatin dhe Kosova lëngonte nga robëria serbe.

Sonte kur ti Flakron dhe Kosova jeton lirinë, lirinë tënde dhe te Kosovës po e njollosin fundërrinat e ngjitura në kulmin e shtetit.

Flakron flakro kudo qe je me dashurinë për atdheun tonë Kosovën!

Urime ditëlindja /Telegrafi/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like