Rama kthehet nga SHBA: Më në fund në Tiranë, vrasja e 25 vjeçarit është tragjike

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ka mbërritur në Tiranë pas udhëtimin drejt Shteteve të Bashkuara ku kontaktoi së afërmi me administratorët e kompanisë që po prodhon vaksinën anti-Covid.

Shefi i qeverisë bëri me dije se në orën 18:00 do të mbajë një qëndrim rreth vrasjes së 25 vjeçarit.

“Më në fund në Tiranë! Sot në 18.00 do të ndaj me shqiptarët qëndrimin tim për vdekjen tragjike të 25 vjeçarit nga efektivi i Policisë së Shtetit! Faleminderit paraprakisht kujtdo që do të gjejë kohën të më ndjekë në tv apo fb”,
Advertisement
nënvizon Rama./Northmacedonia-post/
Advertisement
Advertisement

You May Also Like