Rama akuzon Metën: Po bllokon projektet infrastrukturore

Kryeministri Edi Rama akuzoi Presidentin Ilir Meta se po bllokon fondet për ndërtimin e rrugës, që do të lidhë Vlorën me Radhimën dhe Orikumin.

Nga Vlora, Rama u shpreh se nuk ka dashur ta bëjë debat publik, ndërsa shtoi se që nga fillimi i nëntorit pritet një autorizim nga Presidenti.

Ndërsa e konsideron “një bllokim absurd”, Rama thotë se “e di çfarë ka Meta, por nuk dua të merrem”.

“Tani ne s’kemi dashur të bëjmë debat publik për këtë, por është fakt që qysh nga fillimi i nëntorit presim plotfuqinë një autorizim të Presidentit, pasi kemi bërë gjithë negociatën me fondin saudit.

Është bllokim total, sepse në momentin që nuk jepet plotfuqia ne nuk e materializojmë dot. Është një fond i konsiderueshëm për të zhvilluar projektin në dy drejtime, për rehabilitimin dhe sistemimin e kësaj rruge, deri në Radhimë, dhe pastaj në Orikum, plus rrugën tjetër.

Advertisement

Tani e ka marrë vesh gjithë Vlora që e bllokon projektin Ilir Meta, që nuk e di çfarë ka, ose e di çfarë ka, po nuk dua të merrem. Është një bllokim absurd. Por ne e kemi premtuar projektin për Radhimën”, tha kryeministri.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like