Radev: Rriten pritjet për kompromis midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut

Advertisement

Presidenti bullgar Rumen Radev, i cili po merr pjesë në Forumin strategjik të Bledit, deklaroi për BNT se presioni ndaj Bullgarisë në muajt e ardhshëm mbi temën e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë të rritet, njofton AIM.

“Pritjet për një kompromis me Bullgarinë po rriten, sepse vitet e fundit marrëdhëniet me Shkupin janë në një qorrsokak dhe Bullgaria ka mbetur e izoluar”, shpjegoi Radev.

Sipas tij, Rezoluta që u votua në korrik në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut çimentoi moszbatimin e Marrëveshjes së Fqinjësisë të vitit 2017. Radev beson se Rezoluta thekson gjuhën dhe identitetin si vija të kuqe për të cilat Shkupi nuk do të negociojë me Sofjen.

Presidenti i Bullgarisë përsëriti se prioriteti kryesor i politikës së jashtme bullgare mbetet integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor dhe se Bullgaria është më e interesuar që Republika e Maqedonisë së Veriut të bëhet anëtare e BE -së, por t’i përmbushë detyrimet e saj.

Radev deklaroi gjithashtu nga Bledi se ai pret mbrojtjen e të drejtave të njeriut me vetëdijësim bullgar në Maqedoninë e Veriut, eliminimin e imazhit negativ të Bullgarisë në tekstet shkollore, monumentet dhe mediat dhe ndërprerjen e gjuhës së urrejtjes.

Presidenti bullgar e falënderoi presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe kryeministrin Zoran Zaev për vazhdimin e dialogut në nivelin më të lartë, në të cilin drejtim janë përpjekjet sistematike të qeverisë kalimtare të Bullgarisë.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ndërkohë, në një deklaratë për BNT shfaqi shpresën se Bullgaria së shpejti do të ketë një qeveri të qëndrueshme në mënyrë që t’i vazhdojë bisedimet për integrimin evropian të Shkupit.

Advertisement

Read Previous

Publikohen të dhënat e fundit, Ja sa të infektuar u regjistruan sot nga Covid-19 në Maqedoni

Read Next

​Faton Abdullahu emërohet zëdhënës i PDK’së

%d bloggers like this: