Breaking News :

nothing found
28-09-2023

Qytetarit i ikën autobusi për Austri pas dyshimit për bombë në Stacion të Autobusëve

Advertisement

Dyshimet për një bombë në stacionin e autobusëve në Prishtinë, kanë bërë që Selman Currit t’i ikën autobusi për në Austri.

Ai për Ekonomia Online, ka konfirmuar se kishte ardhur me kohë në stacion, por që papritur Policia kishte bllokuar rrugën, duke i pamundësuar që të hip në autobus.

Curri ka sqaruar se edhe çanta me gjithë dokumente që e kishte me vete i ka mbetur në një kafiteri që ishte aty pranë.

Përgjigje ai tha se nuk ka marrë nga askush dhe se do të pres se çka do të ndodh.

“Unë erdha para 15 minutave para se me u mshel, dola e lash çantën aty te qebaptorja edhe kur erdha me marr çantën me hyp në autobus u mshel rruga, m’ka mbet çanta brenda, autobusi shkoj”.

Asnjë përgjigje kurrkush nuk na dha. Veç po pres, nuk kam çka me bë, i kam të gjitha dokumentet”.

Përderisa Policia ka bërë të ditur se një telefonatë anonime që e kanë pranuar është njoftuar për një bombë në stacion ku edhe ka evokuara të gjithë udhëtarët dhe stafin.

Advertisement

Read Previous

Mbi 75% të komunave nuk mund të mbijetojnë me financat e tyre

Read Next

Arjola habit publikun, herë falet e herë vë kryqin