Qytetari për 72 orë testohet 3 herë! I pari pozitiv, dy të tjerët negativ!

Ky është Ismet Shkrijeli nga Lubini i Shkupit.

Në një aksident ai ka lënduar këmbën dhe ka shkuar për operacion në spitalin e shtetit, por atje i kanë thënë se duhet të testohet për Covid 19.

Thotë se testi i parë në një laborator privat i ka rezultuar pozitiv, ndonëse nuk ka pasur asnjë simptomë.
Ai nuk ka mundur të durojë dhembjen në këmbë, andaj ka shkuar për t’u testuar sërish.
Ka bërë edhe dy teste dhe në të dy ka dalë negativ.

“Më thanë që me test negativ të shkoj ta operoj këmbën të mërkurën, shkova në laborator privat Biotek të bëj korona test. Më lajmëruan 22h në mbrëmje më thanë se jam pozitiv.

Shkova në spitalin e shtetit bëra test dhe më thanë se jam negativ. Herën e tretë shkoj në Sistina dhe bëjë test dhe mbrëmë në ora 19h më lajmërojnë për rezultat dhe me thonë se jam negativ”, tha Ismet Shkrijeli.

Sipas Ismetit, për 72 orë nga tre testet e bëra, dy të fundit kanë dal negativ.

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe i pyetur se sa janë të besueshme testet që bëhen, tha se të gjithë laboratorët që janë të akredituara kanë besueshmëri të plot në teste.

Advertisement

“Në të gjitha laboratorët që janë të akredituara nga ana e komisionit për sëmundje ngjitëse kualiteti është i siguruar.
Për atë se janë analizuar mënyra e testimit dhe aparatura e testimit.
Saj përket anti-trupave, ka shumë raste edhe pse e kanë kaluar virusin nuk detektohen anti-trupa.
Në disa raste kur vërehen anti-trupa ajo nuk është një dëshmi që ato mbrojnë”, deklaroi Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.

Ndryshe Ismet Shkrijeli thotë se ende qëndron në listën e të infektuarve dhe nuk mund ta operojë këmbën./tv21

Advertisement
Advertisement

You May Also Like