Qytetarët në Frankfurt protestojnë kundër masave anti-covid, policia shpërndan protestuesit me ujë (FOTO)

Policia gjermane ka hedhur ujë në mënyrë që të shpërndajë tubimin e qytetarëve, që kishin dalë për të protestuar kundër masave anti-covid në Frankfurt të Gjermanisë. Në rrugët e Frankfurtit, kishin dalë rreth 600 njerëz nga lëvizja “Querdenker”, të cilët kundërshtonin rregullat anti-covid të qeverisë .

Një zëdhënës i policisë tha se tubimi u prish, pasi protestuesit vazhdimisht nuk përfillën rregullat për të mbajtur maska ​​dhe për të mbajtur një distancë nga njëri-tjetri. Ndërkohë, politikanët kryesorë thanë se bllokimi, pra mbyllja e Frankfurtit nuk ishte e mundshme.

Advertisement

Në Gjermani sot janë konfirmuar 22.461 raste të reja me COVID-19, ku numri i përgjithshëm që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 775.556.

Water cannon fired at Frankfurt anti-lockdown rally | Reuters

Water cannon fired at Frankfurt rally against coronavirus lockdown, Europe News & Top Stories - The Straits Times

Protesters surround ECB office in Frankfurt

Anti-lockdown march in Frankfurt: Police use water cannon on counterprotesters | Germany| News and in-depth reporting from Berlin and beyond | DW | 14.11.2020

Burimi: www.reuters.com 

Përktheu dhe Përshtati: JOQalbania

Advertisement
Advertisement

You May Also Like