Qeveria nesër pritet ta miratojë pakon e 5 antikrizë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, nesër në seancë të rregullt pritet ta miratojë pakon e pestë për ndihmë ekonomike për përballje nga kriza e shkaktuar nga Covid-19.Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Zoran Zaev.Ka njoftuar se gjatë fundjavës, zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi dhe ministri i Financave, Fatmir Besimi kanë definuar detajet për çfarë është kompletuar pakoja.
“Nëse është gjithçka në rregull, besoj se Qeveria do ta miratojë. Mendoj se sot bëhen konsultimet e fundit ndër-resoresh dhe me palët e përfshira, si sindikata, punëdhënës, oda ekonomike,…”, tha Zaev.Pas miratimit, ka sqaruar se nesër do të jenë të gatshëm edhe ta prezantojnë planin që më pas të krijojnë edhe kushte juridike për zbatim të tij.