Qeveria në seancën e nesërme do të hapë diskutim dhe do të shqyrtojë mundësitë shtesë, pas çka do të vendoset se cilat dhe çfarë masash do të merren për kufizimin e çmimeve të produkteve ushqimore, kimikateve dhe ushqimeve për foshnja. Qeveria bën me dije se sot janë dorëzuar propozimet e tregtarëve me pakicë – marketeve. Sipas informacioneve jozryrtare, në Ministrinë e ekonomisë dhe punës dhe Qeverinë çdo tregtar – market ka dorëzuar propozime të vet se cilat produkte të shiten me çmime të ulëta. “Për shkak të propozimeve të ndryshme dhe të paunifikuara, nga qeveria dhe ministria e punës, përkatësisht vetëm zëvendësministri Marjan Risteski, për shkak se ministri Besar Durmishi është në udhëtim zyrtar në Katar ku do të bisedojë për relacionet politike mes Maqedonisë së Veriut dhe Katarit, por edhe për tërheqjen e investitorëve të huaj, shqyrtojnë dy masa të mundshme”, raporton Goran Temenugov, gazetar i TV21. Masa e parë është ulje e jo ngrirje e një pjese të marzhave për produkte të caktuara, ndërsa masa tjetër është për t’u ulur çmimet e qindra produkteve nga 10 deri 15%. Kjo masë duhet të hyjë në fuqi më së voni deri më 1 mars të këtij viti, me çka do të fillojë të funksionojë e ashtuquajtura Shporta e Ramazanit ndërsa do të mbarojë pas 20 prillit me çka do të realizohet edhe Shporta e Pashkëve. Tregtarët kërkojnë të kufizohen çmimet e 100 produkteve ose më shumti të 200 produkteve, e jo çmimet e 1000 produkteve dhe propozojnë uljen e marzhave prej 3 deri 15% për produkte të ndryshme. Këtu janë mielli, vaji, qumështi dhe sheqeri, të shiten me marzhë prej 3%, ndërsa marzha e bukës, pastave, majës, kripës, kafesë, çajit rus, disa lloje të djathtëve, gjizës, vezëve, perimeve dhe frutave, si dhe të pijeve të caktuara dhe sendeve higjienike, të kufizohet prej 10 deri 15%.
Qeveria nesër do të shqyrtojë masat e çmimeve, opsionet janë ulja e çmimit nga 10-15% ose marzha më të vogla
Advertisement
Advertisement
Advertisement