Breaking News :

nothing found
26-09-2023

Qeveria i hap dyert për Alternativën, Zeka përgjigjet: Mbyllni dyert se është ftohtë!

Advertisement

Pas dështimit të opozitës për ta rrëzuar Qeverinë “Zaev 2”, shumica parlamentare tashmë paralajmëron zgjerimin e saj. Sllavjanka Petrovska nga LSDM mendon se shumë lehtë mund të gjenden në një pikët të përbashkët me Alternativën.

“Lidhja socialdemokrate e Maqedonisë si parti maxhoritare në koalicion, por edhe partnerët tanë të koalicionit, absolutisht janë të përgatitur për zgjerim të shumicës aktuale parlamentare, përsëri e them se me të gjithë ata deputetë që i ndajnë të njëjtat vlera. Nëse me kujdes i kemi ndjekur deklaratat, sidomos të z.Gashi dhe kolegëve deputetë nga Alternativa, mendoj se shumë lehtë mund të gjendemi në pikë të përbashkët”, tha Sllavjanka Petrovska, LSDM.

E pyetur nëse tani për tani kanë komunikim me deputetët e Alternativës, Petrovska u shpreh se janë në komunikim të vazhdueshëm në nivele të ndryshme dhe asnjëherë dyert nuk kanë qenë të mbyllura. Kësaj, Zekirija Ibrahimi nga Alternativa, në fillim ju përgjigj si me shaka.

“Ju faleminderit që i mbajnë dyert e hapura por në këtë mot kur po ftohet është mirë t’i mbyllin nga pak se mund të ftohen”, tha Zekirija Ibrahimi, Alternativa.

Advertisement

Read Previous

Tre të vdèkur dhe qindra të Lëñduar nga pickimet e akrepave

Read Next

Prej nesër nis detyrimi për pajisje dimërore në automjete