










Vëllait të ish-presidentit Hashim Thaçi, Blerim Thaçit, i është ndërprerë njëanshëm sot vizita në Qendrën e
Parabûrgimit në Hagë.
Ai e kishte të konfirmuar vizitën dyditore më 23 dhe 24 nëntor, por sipas burimeve të afërta me familjen Thaçi, vëllai i vogël i tij vetëm dje e ka vizituar ish-presidentin Thaçi së bashku me miqtë e tij, ndërsa vizita e sotme i është anuluar njëanshëm nga administrata e Objektit të Parabûrgimit të Dhomave të Specializuara që nd0dhet në Burgun Holandez PI Haaglanden.
I kontaktuar nga Gazeta Metro, vëllai i ish-presidentit Thaçi ka konfirmuar që i është anuluar njëanshëm sot vizita, duke sqaruar se arsyetimi i administratës ndërlidhej me màsat e reja për
parandàlimin e përhapjes së versionit të ri të virusit.
Familjarët e ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen mbi një vjet në parabûrgim në Hagë, rreth tetë muaj për shkàk të përhapjes së pandemisë nuk janë lejuar t’i vizitojnë fîzikisht ata në Qendrën e Parabûrgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë.
Përkundër që tashmë janë bërë më shumë se një vjet që po mbahen në parabûrgim, atyre ende nuk u është dorëzuar as
aktakûza e plotë dhe në kundërshtim me procedurën pènale bazuar në ligjèt e Kosovës, hètimet vazhdojnë të mbesin ende të hapura. /Gazeta Metro/