Breaking News :

nothing found
23-09-2023

Që 2 muaj iu vodh vetura 90 mijë euroshe në Graçanicë, qytetari kërkon ndihmë dhe i ofron shpërblim kush e gjen

Advertisement

Një person me inicialet A.J nga Graçanica, pretendon se i është vjedhur një veturë e tipit BMW X5, në po këtë komunë.

Sipas deklaratës së tij që ka dërguar në redaksinë e Gazetës Online Reporteri.net, vetura i është vjedhur më 16 tetor të këtij viti rreth orës 08:45, me targat lokale 01-592-PJ, ngjyrë e zezë.

Ai po ashtu ka deklaruar se veturën e kishte parkuar në garazhën e shtëpisë së tij, në momentin kur i ishte vjedhur.
Këtë deklaratë ai e ka dhënë edhe në Policinë e Kosovës.

Reporteri.net ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës, dhe të njëjtit kanë konfirmuar incidentin, megjithëse, sipas tyre, deri në këto momente nuk ka pasur indikacione për ta çuar drejt gjetjes së veturës.

“Po. Ankuesi ka raportuar se nga persona të panjohur, i është vjedhur vetura e tij me targa vendore. Po ashtu të njëjtit me forcë kanë depërtuar brenda shtëpisë së tij dhe kanë vjedhur një çantë dore, me dokumente personale dhe një shumë parash. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në përgjigjen e PK-së.Në një deklaratë për Gazetën Online Reporteri.net, ai madje ka thënë se ofron shpërblim për personin që e gjen këtë veturë.

“Policia po punon, por ende nuk kemi rezultate. Kam nevojë për ndihmë. Unë e shpërblej këdo që më jep informacion nëse e sheh këtë makinë diku”, u shpreh A.J, emër i njohur për redaksinë. Prandaj, personat që shohin këtë veturë dhe duan ta ndihmojnë, mund të kontaktojnë paraprakisht në adresë të redaksisë.

Advertisement

Read Previous

E tmerrshme: Babai e vret djalin 18 vjeçar duke i prerë fytin, therr edhe gruan e vajzën

Read Next

Qeveria do të vendosë nesër për çmimin e rrymës