Qatip Osmani firmos edhe një vit me Renovën

Qatip Osmani do të mbetet trajner i Renovës edhe në sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e klubit dhe tekniku tetovarë kanë gjetur akordin për zgjatje të bashkëpunimit dhe palët kanë firmosur edhe për sezonin e ardhshëm.

I kthyer te Renova në nëntorë të vitit të kaluar, Osmani ndihmoi skuadrën të sigurojë mbijetesën në elitën e futbollit vendore përmes balotazhit të fituar me Ohrin, ndërsa të kënaqur me punën e bërë dy palët të tregojnë interes për të vijuar punën e përbashkët të paktën edhe në sezonin e ardhshëm.

Advertisement

Kujtojmë se Qatip Osmani është një prej trajnerëve më të suksesshëm në Maqedoni, duke fituar tre tituj kampion dhe një Kupë me Shkëndijën./Alsat

Advertisement
Advertisement

You May Also Like