Publikohet video e rrallë ku shihet Hamëz Jashari duke vallëzuar (VIDEO)

Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari, ka falënderuar vizitorët e shumtë të cilët sot në 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës nderuan të rënët e familjes Jashari në në Prekaz. Jashari, përmes një postimi në Facebook, ka publikuar një video ku shihet babai i tij, heroi i Kosovës Hamëz Jashari duke vallëzuar.Kjo sekuencë ishte xhiruar në odën e Jasharajve në vitin 1995. “Falënderime të pa numërta për mijëra vizitorë, vëellëzer e motra të kombit tonë dhe miq ndërkombëtar, që sot vizituan e nderuan të rënët në Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’, në Prekaz”.“Për të gjithë ju bashkëkombas ju ftoj që ta ndiqni një përmbledhje të ditës së sotme dhe një sekuencë të babushit Hamëzes, duke vallëzuar në kullën tonë në vitin 1995. Gjithmonë bashkë për kombin, shtetin dhe historinë tonë të lavdishme!”, ka shkruar ai.

Advertisement

Advertisement
Advertisement

You May Also Like