• 25-06-2021

Protesta e VMRO-DPMNE-së, kërkohet përgjegjësi nga Zaev dhe Filipçe

Pjesmarrësit në protest kërkuan dorëheqje dhe përgjegjësi nga Kryeministri Zoran Zaev dhe Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe.
Sipas tyre spitalet e përgjithshme në vend janë të stërmbushura dhe nuk kanë mjetë mjeksore. Ata theksuan nevojën për sigurimin e vaksinave kundër Kovid 19, pasi deri më tani kemi humbur 4150 qytetarë.
“Kemi humbur 4150 qytetarë të RM-së ,ajo është e njetë sikur të humbet brenda natës një qytet i vogël siç është Krusheva, Vevçani etj. Kjo që po ndodh në R.M është për të ardhur keq, qytetarë të poshtëruar presin në kufitë e shteteve tona fqinje që të kërkojnë shpëtim nga vaksina, ndërsa vendit tonë për 30 vite i paguajmë kontribute” – tha Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanovski.
“Nga paaftësia juaj pamë vetëm koridore të mbushura me pacientë,pritje që një të vdesë dhe tjetrit ti lirohet oksigjeni.Personeli mjeksorë blenë paisje medicinal ndërsa familjarët e pacientëve lutën që vetë të ju japin ujë të afërmve të tyre” – u shpreh Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Eli Panova.
Protestuesit rikujtuan se sipas raportit të “Economist” Maqedonia ndodhet në vendin e tretë në botë sipas vdekshmërisë nga Covid 19.Ndërkohë ,nga Ministria e shëndetësisë reagojnë duke theksuar se është e dhimshme që VMRO-DPMNE po mundohet që në mënyrë politikë të përfitojë nga situata.
Nga Ministria theksojnë se organizimi i imunizimit është në nivelin e duhur dhe se partia opozitare bën dëm me atë që proteston në kohë kur janë në fuqi masa restriktive./Nmk-post/

Read Previous

Kush janë 4 ministrat e Albin Kurtit me akta*kuzë?

Read Next

Hoxhaj: Qeveritë Hoti dhe Kurti dështuan para propagandës serbe

%d bloggers like this: