Pronarët e restoraneve për Natën e Vitit të Ri kërkojnë orar pune deri në ora një pasmesnate

Kafenetë dhe baret të punojnë deri në orën një pasmesnate për festat e Vitit të Ri, duke respektuar të gjitha protokollet për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Kjo është kërkesa kryesore e Odës së Pavarur të Gastronomëve. Kërkon nga Komisioni për Sëmundjet Ngjitëse që t’i ftojë në takim ku do të vendoset se si do të punojnë gastromonët për festat e fundvitit.

“Për festat e fundvitit duhet të rikthehet orari normal i punës, pra deri në orën një, dhe t’u mundësohet gastronomëve programe të përshtatshme muzikore. Kjo nuk do të thotë se do të ketë ahengje, vallëzime dhe turma, por do të jetë e rëndësishme për mysafirët dhe qytetarët ta përcjellin vitin së bashku me Covid 19″, tha Zdravko Josifoski, Oda e Pavarur e Gastronomëve.

Nëse komisioni nuk i thërret, gastronomët vet do të shkojnë në vendin ku mbahet seanca. Pjesëmarrje në takim kërkojnë që të mos merren vendime pa mendimin e palëve të interesuara.

Advertisement

“Pavarësisht nëse Komisioni na fton nesër zyrtarisht ose jozyrtarisht, ne sigurisht do të paraqitemi nesër në ora 8 në amfiteatrin ku do t’i mbajë takimet si delegacion për të kërkuar që të jemi të pranishëm në vend dhe për këtë do t’i informojmë mediat”, pohoi Zdravko Josifoski- Oda e pavarur e gastronomëve.

Komisioni për Sëmundjet Infektive pritet të vendosë të hënënë se si do të funksionojnë objektet gastronomike. Disa vende evropiane kanë vendosur orë policore dhe mbylljen e bareve dhe restoranteve në prag të Vitit të Ri./Alsat

Advertisement
Advertisement

You May Also Like