Prokuroria: Mbrojtjes i kemi dorëzuar 1309 materiale potencialisht shfajësuese

Prokurorja e ZPS-së, Claire Lawson në konferencën e dytë statusore për çështjen e Hashim Thaçit dhe të tjerëve, ka thënë se Prokuroria deri më tani i ka dorëzuar mbrojtjes 1309 materiale potencialisht shfajësuese.

Lawson ka thënë se kanë bërë nxjerrjen e materialeve mbështetëse të aktakuzës.

“Materialet e nxjerra përfshinë 1764 dokumente duke marrë parasysh problemet teknike që kishim lidhur me nxjerrjen e materialeve dhe ne po kryejmë një kontroll që këto vështirësi të hiqen”, ka thënë Lawson.

Advertisement

Ajo ka shtuar se presin që paketën e dytë të materialeve potenciale shfajësuese t’ia dorëzojnë mbrojtjes menjëherë pas pushimit të gjykatës.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like