Prokuroria kërkon vazhdim të paraburgimit për 4 personat që dogjën flamujt maqedonas dhe shqiptar

Estimated read time 1 min read

Prokuroria Themelore Shkup ka ngritur kallëzim kundër katër personave të cilët në ngjarje të ndryshme ditëve të fundit kanë kryer veprime që përmbajnë elemente të veprës penale – Shkaktim i urrejtjes, përçarjes ose intolerancës në bazë kombëtare, racore, fetare dhe të tjera baza diskriminuese. Më 28 nëntor ata dogjën flamuj. Tre persona dogjën dhe shkatërruan një flamur maqedonas më 28 nëntor në festimin e festës së flamurit shqiptar dhe personi i katërt dogji flamurin shqiptar dy ditë më vonë. Siç kumtoi Prokuroria, prokurorët kërkuan nga Gjykata Penale Shkup zgjatje të masës së paraburgimit për katër personat.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like