Burg të përjetshëm kërkon prokurori dhe familja Peshevi nga Shtipi për 33 vjeçarin Fadil Zejnelov i cili më 1 nëntor të vitit të kaluar në mënyrë monstruoze e ka vrarë banoren e Shtipit, Emilija Pesheva, përcjell TV21. Prokurori kërkoi që i akuzuari të përndiqet për vrasje dhe dhunë familjare ose femicid. I akuzuari e pranoi fajin, motivi sipas tij për vrasjen e kryer është tradhtia. “Dënim më të ashpër, nuk kemi dënim me vdekje, por t’i shqiptohet burg i përjetshëm. Fakti që pendohet, jo. Këto janë shpikje të tij. Ky është monstër i paparë, gjak ftoftë. Ky është kafshë, na la fëmijë, nip, për çfarë? Të jetë jetim fëmija?”, tha Sllobodan Peshev, babai i së vrarës. “Dëshiroj që gjykatësi ta dënojë. E lus, nga shpirti, si nënë, ta dënojë me burg të përjetshëm. Kur të dalë vajza ime nga varri, të dalë edhe ai“, shtoi Xhemile Salla, nëna e së vrarës.
