Kuvendi Komunal i Prizrenit ka filluar përgatitjet rreth katër muaj më herët për festat e fundvitit. Tashmë është dhënë tender në vlerë mbi 88 mijë euro për dekorimin e qytetit.
Pjesët e qytetit që parashihet të dekorohen për festat e fundvitit janë Sheshi i Shatërvanit, Sheshi i Dëshmorëve, Kalaja, rruga “Remzi Ademaj”, rruga “Shuaip Spahiu”, rruga “Adem Jashari”, Parku te Qafa e Kishës, shtrati i Lumbardhit dhe ura e Arastës, oborri te Shtëpia e Bardhë, rrethi në Bazhdarhane.
Vlera e parashikuar për këtë kontratë ka qenë 90 mijë euro, e në fund është dhënë për 88 mijë e 480 euro.
Kontrata i është dhënë kompanisë “Multi Business Group SH.P.K”.
“Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues në bazë të nenit 108/A te ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092 ne adresën e specifikuar ne Nenin I te këtij Njoftimi për dhënie te kontratës”, thuhet në njoftim./Reporteri.net