Prishtina e transferon një tjetër basketbollist të huaj

Prishtina e transferon një tjetër basketbollist të huaj

Sigal Prishtina po e vazhdon konsolidimin për sezonin e ri në elitën e basketbollit kosovar.

Në prag të Superkupës së Kosovës në basketboll, kryeqytetasit e kanë zyrtarizuar basketbollistin e radhës, Josh Nzeakor.

Lajmin e ka bërë të ditur Bardhekaltrit, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ai luan në pozitën 4, teksa skuadra e tij e fundit ka qenë Birmingham Squadron në G-League.

Nzeakor e pati një mesatare prej 3.2 pikësh dhe 2.2 asistimesh për ndeshje.

Basketbollisti ka bërë karrierë edhe në shtete si Franca, Gjermania, Meksika e Argjentina.