Prilepi nuk do të shkojë në karantinë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot tha se Prilepi nuk do të vendoset në karantinë dhe se sipas vlerësimi, masat janë efektive, ndërsa qytetarët duhet t’i respektojnë.

Sipas tij, efikasiteti i masave tregohet me numrin e rasteve në ditë. Ai u bëi thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat sa më shumë edhe gjatë festave të fundvitit dhe t’u shmangen festave familjare.

Kreu i Komunës së Prilepit ka pritur se do të pranohet kërkesa për karantinë për shkak se personeli mjekësor është lodhur dhe tani kërkon ndihmë nga shoqata e mjekëve amë në Prilep.

Advertisement

Ndryshe, Prilepi është qyteti i dytë në listë pas Shkupit me raste aktive dhe ka më shumë se 100 mijë./Telegrafi/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like