Pas takimit dhe konferencës me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvallen, kryediplomatja finlandeze, Elina Valtonen është pritur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Ajo ka shtruar drekë për Valtonen, njofton Klankosova.tv.
Pas drekës me të parën e vendit, ministrja e Jashtme e Finlandës do të pritet edhe nga kryeministri Albin Kurti.
Advertisement
Advertisement