Pozitat kyçe në kabinetin e Presidentit Biden do të udhëhiqen nga gra!

Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës  Joe Biden në ekipin e tij qeverisës ka caktuar gra për shumë nga pozitat kyçe të kabinetit të tij.  I gjithë ekipi i tij në zyrën e komunikimit përbëhet nga gratë, pjesë kjo e premtimit të tij gjatë fushatës zgjedhore për përfshirjen e grave dhe barazinë gjinore në institucione, transmeton Zëri i Amerikës.  Edhe pse shifrat nuk janë përfundimtare, nuk ka dyshim se gratë ndihmuan në fitoren e Joe Biden-it në zgjedhje.

Mbase ky vendim i Bidenit vjen për shkak të besimit që i dhanë gratë në zgjedhje. Sipas sondazheve të grupit “Edison Research” 57 për qind e grave votuan për zotin Biden ndërsa 42 për qind për Presidentin Trump.

 

 

“Ndërsa ky ekip ka përvojë dhe arritje të pakrahasueshme, ai pasqyron gjithashtu idenë se ne nuk mund të përballojmë sfidat e sotme me mënyrën e vjetër të të menduarit. Për shembull, për herë të parë do të kemi një grua që udhëheq komunitetin e inteligjencës”, tha Presidenti i zgjedhur Biden.

 

Nëse miratohet nga Senati, Avril Haines, do të jetë drejtore e inteligjencës kombëtare.

Presidenti i zgjedhur caktoi gra për të shërbyer në pozita të rëndësishme si sekretare thesarit, ambasadore në Kombet e Bashkuara, drejtore e Zyrës për Menaxhim dhe Buxhet, dhe drejtuese e këshilltarëve të tij për ekonominë.

 

 

Ekipi i tij i komunikimit do të jetë i përbërë i gjithi nga gra, duke përfshirë sekretaren e shtypit Jen Psaki.

Nënpresidentja e zgjedhur Kamala Harris do të sjellë ekipin e saj të grave, përfshirë Tina Flournoy si shefe të stafit.

Këto gra përfaqësojnë grupe të ndryshme ekonomike dhe racore. Disa prej tyre që vijnë nga familje emigrantësh dhe klasës punëtore.

Aktivistët thonë se diversiteti do të ndihmojë Joe Biden-in të realizojë përparësitë kryesore si barazia racore dhe gjinore.

Advertisement

 

“Ne po kërkojmë që ato të jenë në nivelet më të larta të qeverisë, jo vetëm sepse janë eksperte me përvojë por edhe sepse kanë eksperiencë në punën me komunitetet në mënyrë që të mund të marrin vërtetë vendimet më të mira në emër të popullit amerikan dhe komuniteteve që kanë më shumë nevojë për mbështetje”, tha Sarah Fleisch Fink nga organizata “Partneriteti kombëtar për Gratë dhe Familjet”.

 

 

Axhenda e zotit Biden për gratë përfshinë përmirësimin e sigurisë ekonomike përmes pagës së barabartë dhe dhënies fund të diskriminimit për shtatëzaninë, ekuilibrin e punës në familje duke përfshirë lejen prindërore dhe kujdesin ndaj fëmijëve, qasjen në kujdesin shëndetësor, fundin e dhunës në familje dhe fuqizimin e grave në të gjithë botën.

 

 

Pjesëmarrja e grave në vendimmarrje shihet veçanërisht e rëndësishme në luftën që vendi po bën me pandeminë dhe përpjekjet për rimëkëmbjen e ekonomisë.

Lajmin e plotë mund ta ndiqni:

https://www.zeriamerikes.com/a/5689281.html?fbclid=IwAR0I5-fvc9EwKr1CQksJP59kwHE_0RjkytuzZlBMFg8BEg46z3AHJGfbbc8

Advertisement
Advertisement

You May Also Like