Posta e Maqedonisë e zhytur në borxhe, drejtorët për vete i rritën pagat për 50%

Estimated read time 1 min read

Enti Shtetëror për Revizion së fundmi ka publikuar raportin për Postën e Maqedonisë së Veriut, e ku konstatohet se Posta e Maqedonisë së Veriut me vite po punon me humbje, transmeton TV21. Edhe pse Posta e Maqedonisë ndodhet ne gjendje të rëndë financiare, në shtator të vitit 2023 në kundërshtim me ligjin janë rritur pagat e drejtorëve të sektorëve, zëvendësit të drejtorit gjeneral dhe drejtorit gjeneral për mbi 50%, tregon raporti i fundit i Entit Shtetëror për Revizion.

“Në shtator 2023, pavarësisht rezultatit financiar të vazhdueshëm negativ, Shoqëria rriti pagën neto mujore të drejtorëve të departamenteve, zëvendësdrejtorit të përgjithshëm dhe drejtorit të përgjithshëm përkatësisht për 42% në 58%, gjë që nuk është në përputhje me Ligjin për Shoqërit tregtare. Sipas ligjit, në rast të një fitimi të zvogëluar ose të një përkeqësimi të ndjeshëm të gjendjes financiare të shoqërisë, kompensimi i pagës dhe përfitimet e tjera të parashikuara në kontratën e menaxhimit mund të ulen”, thuhet në raportin e Entit Shtetëror për Revizion.

Advertisement

Advertisement
Advertisement

You May Also Like