“Porositë Xhaferi i dërgonte vetëm në maqedonisht, Gashi në dy gjuhë tek të gjithë deputetët” – tha Kasami

Estimated read time 2 min read

“Talat Xhaferi porositë ua ka dërguar deputetëve në gjuhën maqedonase, Afrim Gashi sot ua dërgon edhe në gjuhën shqipe gjithë deputetëve. Komunikim dygjuhësor nuk ka pasur në kohën e Talat Xhaferit dhe ka tani në kohën e Afrim Gashit”.

Kështu Bilall Kasami në Click Plus pohoi se me ardhjen e Afrim Gashit në Kuvend, ka filluar përdorimi i gjerë i gjuhës shqipe.

Më tej shtoi se edhe në nivel shtetëror, do të ndryshojnë Ligje të tjera – duke përmendur Ligjin për Bankën Qendrore e cila sipas tij do të mundësonte përdorimin e shqipes edhe në bankënota.

“Janë disa ligje të tjera të cilat implikojnë ndryshimet e ligjeve që të jenë në harmonizim me ligjin për përdorimin e gjuhëve.
Cilat ligje?

Advertisement
Duke u nisur nga Ligji për Bankën Qendrore. Nëse BDI krenohet se miratoi Ligjin për gjuhët, dhe avancoi përdorimin e gjuhës shqipe… Atëherë një nga Ligjet që duhet të ndryshohet është ligji për Bankën Qendrore, ku parashihet që bankënotat e këtij shteti të jenë edhe në gjuhën shqipe”, tha Kasami.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like