Politikani serb akuzon Rusinë për vrasjen e Gjingjiqit

Politikani nga Serbia, Nenad Çanak, ka folur mbrëmë në një debat politik për skenën aktuale politike në Serbi dhe problemet me të cilat ky vend po ballafaqohet.
Ai fillimisht diskutoi për thashethemet se në Serbi duhet bërë i obligueshëm vaksinimi kundër coronavirusit. E më pas kujtoi edhe momentin e vra*sjes së kryeministrit serb Zoran Gjingjiq – duke mos pasur fare dilemë që në vra*sjen e shefit të ekzekutivit janë të përfshirë rusët. Kur u pyet se kush sipas tij mund të jetë i përfshirë në ekzek*utimin e kryeministrit serb, Çanak tha shkurt: “inspiruesit politikë të vrasjes vijnë nga Rusia”./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like