Policia zbulon 50 kg drogë në fshatrat e Negotinës, në aksion ka të arrestuar

Negotinë, 5 nëntor – Rreth 50 kg marihuanë sonte janë zbuluar nga policia në fshatin Dubravë të Negotinës, mësohet nga burime të hetimit.

Bastisja në këtë fshat është duke u zhvilluar ende ndërsa është parë dhe prani e madhe e policisë.

Në dy muajt e fundit policia ka zbuluar sasi të madhe të drogës ndërsa janë arrestuar edhe disa dilet dhe shpërndarës.

Advertisement

Për aksionin e sontëm pritet informacion zyrtar nga MPB, ndërkohë që mësohet se për momentin një person është arrestuar.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like

+ There are no comments

Add yours