Nga MInistria e Punëve të Brendshme njoftojnë se me datë 02.10.2024 në një veturë “Mini” kanë gjetur dhe sekuestruar 6.2 kg marihuanë, 442 tableta ekstazë (MDMA), një pushkë, 8 plumba, 14,2 ml hashish smola, pajisje për vakum të qeseve dhe peshore, përcjell TV21. Vetura është gjetur në rrugën “Gjurqin Kokalle” në Shkup, ndërsa pas hetimeve të realizuara, më datë 07.11.2024 janë kryer bastisje tek të dyshuarit, ku njëri është privuar nga liria, kurse i dyshuari i dytë është në arrati.
“Më datë 07.11.2024 është kryer kontrolli në shtëpinë e O.A. në Shkup, ku u gjet marihuanë, një celular dhe sende të tjera, pas çka O.A. është i privuar nga liria. Më 08.11.2024, SPB-Shkup ka parashtruar kallëzim penal në PTH, sipas neneve 215 dhe 396 të Kodit Penal, kundër kundër O.A., i cili është i privuar nga liria dhe M.Z. nga Shkupi, i cili ndodhet në arrati dhe po merren masa për gjetjen e tij”, thonë nga MPB./tv21.tv