Policia e Kosovës, gjegjësisht njësiti i hetimeve të stacionit të Lipjanit kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.
I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast të vjedhjes që ka ndodhur në maj të vitit 2024 në Lipjan.
Advertisement
“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në kumtesën e policisë.
Advertisement
Advertisement