Policia franceze shkatërron një kamp të migrantëve në Paris

Policia franceze shkatërroi me dhunë një kamp të improvizuar të migrantëve në Paris, duke u përplasur me emigrantët dhe aktivistët. Policia u përball me akuza për përdorim “skandaloz” të forcës së tepruar. Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, shkroi në Twitter se disa nga skenat ishin “tronditëse” dhe urdhëroi policinë të siguronte një raport të plotë mbi veprimet e tyre.Migrantët e pastrehë thonë se janë të detyruar të jetojnë në rrugë. “Ata janë shumë të dhunshëm”, u ankua Shahbuddin, një migrant nga Afganistani, 34-vjeçar, që u citua nga agjencia e lajmeve AFP.
Kampi i ri u shfaq një javë pasi policia kishte shkatërruar një kamp më të madh, të paligjshëm të migrantëve, pranë stadiumit kombëtar francez në Parisin verior. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka miratuar një politikë të ashpër ndaj migrantëve të parregullt, shumë prej të cilëve, përmes Francës e shohin destinacionin e tyre përfundimtar – Mbretërinë e Bashkuar.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like