Breaking News :

nothing found
27-09-2023

Policia e Kosovës po kërkon personin në foto, thërret për ndihmë

Advertisement

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë dhe dega në Klinë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është: Anton Bajramaj  i lindur me 24.03.1990  në Vitomiricë- Pejë.

“I pandehuri është i kërkuar për veprat penale: “Shpërdorim i pasurisë së huaj”, “ Mashtrim”, thuhet në thirrjen e PK-së.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)

039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

E-mail adresa: info@kosovopolice.com

Advertisement

Read Previous

52-vjeçarja pas ndërhyrjeve plastike: Gjoksi im peshon sa goma e makinës

Read Next

Helmimi i nxënësve në Prizren, AUV jep detaje