Përfaqësuesi i Shtëpisë Botuese, “Albas”, ka raportuar para Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023/2024.
Ai ka pranuar se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, është paguar nga “Albas” dhe se ajo ka qenë bashkëpunëtore e tyre, bashkë me motrën e saj.
Gjatë dëshmisë së përfaqësuesit të Shtëpisë Botuese “Albas”, u kërkuan sqarime nëse ai e njihte autoren e librit “Aventurat tona të verës” dhe ai u përgjigj se po e njihte dhe autore është Arbërie Nagavci.
“Ajo ka qenë autore, po e kemi paguar”, tha ndër të tjera përfaqësuesi i “Albas”.
Nënkryetari i Komisionit, Ardian Kastrati, e pyeti për dyshimet dhe aferat korruptive të ‘Albas’ me Arbërie Nagavcin.
Mirëpo, përfaqësuesi i shtëpisë botuese nuk pranoi që të përgjigjet.
“Sa i keni shumëfishuar tenderët pasi ka ardhur Nagavci në ministri?”, e pyet Kastrati Hetemin – por ai nuk përgjigjet saktësisht duke theksuar se i kanë dorëzuar dokumentet, jo vetëm me ardhjen e ministres, por edhe para saj.
Shtëpia Botuese “Albas” ka marrur një mori tenderësh nga Ministria e Arsimit, gjatë kohës sa me këtë ministri udhëheq Arbërie Nagavci.
Ata ishin njohur edhe më herët, por që për herë të parë sot u pranua nga “Albas” se Arbërie Nagavci është pagaur nga ta./Front Online/