Një herë ajo donte të më kapte barkun dhe Zoti më dha forcë, nuk e di si, e kapa nga veshët. E mbajta ashtu, nuk e di sa, ndoshta gjysmë ore, nuk e di saktësisht. U tremba dhe e mbaj ashtu, e mbaj dhe zoti me dha force, nuk di si dhe e shtyva me duar. Kur e shtyva ashtu, menjëherë u ngrita dhe shkova në kasolle dhe më pas m’u shtypën këmbët”, shpjegon Srbinovski.
Gjashtëdhjetë e një vjeçari Cane Srbinovski, banor i fshatit Drenovci të Komunës së Dollnenit, i cili u sulmua nga një ari, katër ditë më vonë tregon historinë se si u mbrojt.
Në një bisedë me drejtorin e Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QKK), Stojançe Angelov, ai thotë se sulmi ka ndodhur të dielën, ndërsa familja e tij e ka gjetur vetëm të hënën.
“Vetëm në ditën e Bllagovecit, në mbrëmje i kam çuar bagëtitë deri te sheshi dhe kur kanë kaluar, kam ecur pas me viçat e vegjël dhe i kam thirrur pas. Pastaj papritmas ariu doli para meje dhe më kapi këmbën e majtë dhe unë rashë në shpinë. Ai më kapi këmbën përmes çizmeve që kisha veshur”.