









Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër paraditen e kësaj të shtune. 54-vjeçar Nikolin Hubaj ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë. Ai është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Gazetarja e Klan News, Emi Kalaja raporton se i plagosuri ka qenë ish-kryetar i PS në Vaun e Dejës. Aktualisht ishte i punësuar në Hidrocentralin e Komanit.





Ngjarja ndodhi në afërsi të “Shkollës pyjore”. Policia ndodhet atje dhe po vijon krehjen e zonës për të kapur autorin. Rrethanat e plagosjes janë ende të paqarta.
Mësohet se Hubaj është qëlluar teksa po futej në makinë. Ai ka marrë dy plumba në këmbë.
Advertisement
Advertisement
Advertisement