Plagosen dy persona në Kaçanik, konflikti nisi në komunikacion

Tre të dyshuar kanë plagosur me thikë dy meshkuj, dje në “Lagjen e Re” në Kaçanik, sipas policisë konflikti nisi në komunikacion.

Viktimat kanë pësuar lëndime të rënda trupore, me ç’rast njëri nga ta është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Të dyshuarit ndodhen në arrati./insajderi