Breaking News :

nothing found
09-08-2022

Petkov: Kovaçevski të pranojë propozimin

Advertisement

Kryeministri bullgar Kirill Petkov ka ftuar kryeministrin e vendit Dimitar Kovaçevski të tregojë guxim dhe të pranojë propozimin francez, qoftë edhe me çmimin e rënies së Qeverisë në Shkup, gjë e cila i ka ndodhur edhe vetë atij në Sofje. Këtë Petkov e ka thënë gjatë Samitit të BE-së për median e Brukselit “Politiko”.

E di se rreziku për rënien e qeverisë është i madh. Si politikan duhet të sjellësh vendim se cili është roli im? A është roli im stabiliteti? Ose roli im është ta drejtoj kombin dhe të bëj hap përpara? Mendoj se ky është vendimi kurse Dimitar Kovaçevski duhet ta bëjë atë tani. Të jem në vendin e tij, aspak nuk do ta mendoja dy herë. Nëse futesh në histori për hapjen e dyerve të BE-së për vendin, mendoj se është një rezultat i mirë për një kryeministër”, tha Kirill Petkov, kryeministër bullgar.

Kryeministri Kovaçevski një ditë më parë tha se propozimi francez, në formën si është, nuk është i pranueshëm për Shkupin. Samiti dyditor në Bruksel përfundon sot dhe pritet publikimi i konkluzioneve. Megjithatë, presidenti Francez Emanuel Makron tha se do të vazhdojë të punojë me të dy palët gjatë ditëve të ardhshme.

“Mendoj se jemi shumë afër një marrëveshje. Kemi bërë një propozim duke punuar shumë afër së bashku. Kjo na lejon që të akomodojmë kërkesat bullgare që janë në harmoni me atë që Maqedonia e Veriut mund të bëjë por siç duket tani duhet të punojmë për vizibilitetin dhe të ndërtojmë besimin gjatë disa orëve të ardhshme. Shpresoj se javën e ardhshme do të kemi takim koreper dhe të ecim përpara me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, deklaroi Emanuel Makron, President i Francës.

E deri sa kontesti me Shkupit dhe Sofjes mbetet pa zgjidhje, në fokusin e kësaj të fundit është sjellë edhe fjalori i kryeministrit shqiptar Edi Rama. Rama së fundmi është treguar i ashpër me bullgarët, duke i quajtur rrëmujë dhe turp. Sofja pret që kryeministri shqiptar t’i përmbahet gjuhës së përshtatshme për politikan të një vendi kandidat.

“Bullgaria e ka mbrojtur perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, madje edhe kur ka qenë më e vështirë se sot. Komentet e hidhura të një niveli aq të ulët nuk mundet të justifikohen me karakterin dhe mungesën e aftësisë për komunikim evropian”, njoftojnë nga Ministria e Jashtme e Bullgarisë.
Për aq kohë sa perspektiva evropiane e dy vendeve bllokohet nga vetoja bullgare, Rama nuk do të heqë dorë.
“Oh! Ministria e Jashtme e Bullgarisë e ka problem mënyrën time të të folurit. E drejtë! Unë e kam problem mënyrën se si Bullgaria dëshiron të zgjidhë çështje bilaterale duke shfrytëzuar procesin e zgjerimit si mjet për të kidnapuar dy vende anëtare të NATO-s. Ngadalë miq: hiqeni veton ose më duroni!”, u shpreh Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

Në këtë Samit, Ukraina dhe Moldavia morën statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. /Alsat.mk

Advertisement

Read Previous

Spanja pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Read Next

Ja sa duhet të qëndroni në diell për të marrë mjaftueshëm vitaminë D