Pesë persona në gjendje të rëndë pas gjuajtjeve me armë në Prishtinë

Pesë persona në gjendje të rëndë pas gjuajtjeve me armë në Prishtinë

Pesë persona kanë mbetur të plagosur, si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri që ndodhën sonte në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.

Gjendja shëndetësore e tyre është e rëndë.

Kështu ka deklaruar për Tëvë1, mjeku kujdestar Avdush Bajgora.

Bajgora tha se ata janë duke u trajtuar me urgjencë.

Forca të shumta të Policisë janë në vendin e ngjarjes, poashtu është parë dhe Ambulanca.

Front Online ka pyetur Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës për këtë rast, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk janë përgjigjur.