Breaking News :

nothing found
09-08-2022

Pesë faktorë që ndikojnë negativisht në shëndetin tënd mendor

Advertisement

Shëndeti mendor është thelbësor, ndaj duhet të jemi vigjilentë ndaj çdo faktori të jashtëm që ndikon negativisht në mirëqenien tonë. Ndonjëherë, edhe faktorët që ti mendon se nuk kanë lidhje fare me shëndetin mendor, në fakt, luajnë një rol shumë të rëndësishëm.

1. Qëndrimi

Për një kohë të gjatë ulesh dhe punon në kompjuter apo laptop? Epo, postura jote nuk e ka shumë qejf këtë veprim. “Shumë njerëz nuk e kuptojnë që postura dërgon informacion negativ në trurin e tyre”, – thonë ekspertët. Sipas një studimi, njerëzit të cilët nuk kujdesen për posturën dhe qëndrimin e tyre, janë më pesimistë dhe të pakënaqur se ata që i japin rëndësinë e duhur.
2. Miqtë e ngushtë

E dimë që janë super të rëndësishëm, ama, nuk mund ta mohojmë që kanë një ndikim të jashtëzakonshëm në shëndetin tonë mendor. Nëse kur del me një mik/ e të mirë, por nuk je 100% vetvetja, detyrohesh të ndrydhësh mendimet dhe ndjesitë, atëherë ndoshta duhet ta rishohësh rrethin shoqëror.

3. E qeshura

E ke parasysh atë shprehjen: “Një ditë që kalon pa buzëqeshje është një ditë e çuar dëm”? Duhet të themi se është një frazë super e vërtetë. E qeshura i dërgon sinjale trurit dhe praktikisht i thotë organit më tekanjoz: “Qetësohu se çdo gjë është në rregull. Jeta është e bukur”.

4. Hidratimi

Hidratimi është çelësi i një trupi dhe mendjeje të shëndetshme. Kur nuk pi shumë ujë, atëherë trupi yt i dërgon sinjale paniku mendjes dhe kjo e fundit reagon përmes hormoneve të stresit. Herë tjetër, kur të përtosh të mbushësh një gotë uji, mendohu dy herë.

5. Lidhja me natyrën

Gjithmonë gjej kohën që të kalosh pak çaste në natyrë. Shko kudo ku mund të lidhesh me natyrën: në park, poshtë një peme, në një vend të mbushur me gjelbërim, zgjedhjen e ke ti në dorë. Ajo që është e sigurt është se do të marrësh vetëm ndjesi super pozitive.

Advertisement

Read Previous

Bullgaria kërkon që Rama të rregullojë komunikimin! Kryeministri shqiptar përgjigjet menjëherë: Hiqni veton, ose më duroni!

Read Next

Spanja pro liberalizimit të vizave për Kosovën