Breaking News :

nothing found
26-09-2023

Përmbytje të mëdha në Shqipëri: Uji mbulon katet e para të shtëpive, banorët mbeten të izoluar

Advertisement

Për shkak të përkeqësimit të motit situate paraqitet kritike në Vlorë dhe Fier.

Siç shihet në videon e siguruara nga Ora News, për shkak të daljes së Lumit Vjosa nga shtrait, janë përmbytur tokat bujqësore dhe disa shtëpi.

Siç shihet uji ka arritur gati në 1 metra ndërkohë që janë bllokuar rrugët dhe disa familje kanë mbetur të izoluar, pasi është e pamundur që të dalësh.Si rrjedhojë e shirave të shumtë dhe njëkohësisht prurjeve të shumta të lumit Shushicë është rrëzuar edhe ura e fshatit Kallarat, ku disa familje kanë ngelur të izoluara. Ndërkohë nga ana tjetër problematike është situata në Juglindje të vendit, ku trashësia e borës ka arritur në 70 centimetra, ndërsa disa fshatra të Pogradecit që prej 48 orësh janë pa energji elektrike.

Advertisement

Read Previous

Njëri nga të arrestuarit për krimin mizor në Gllogjan kishte folur një ditë pas rastit

Read Next

Prokurorja e rastit të vrasjes së trefishtë në Gllogjan kërkon paraburgimin e tre të arrestuarve